Harta dhe emrat e vërtetë shqip është vështirë t`i gjënë. Një gjë është më se e sigurt se që nga pushtimi dhe robërimi bullgar i shek.X-të , emrat gjeografik të maleve , fshatrave , lumenjve etj.janë sllavizuar.
Ata në një farë mënyre e gjenin një emër të ngjashëm me sllavishten dhe bënin e emrin e gjetur tek ne emër sllav. Shembull , Tërnova , Tërnava , që në përkthim do të thotë Therrishte apo Vendi i therrava, ata e shndërruan emrin e vjetër romak Terranova .Po çka para Terranoves ?
Pra duhet një ekip i lartëkualifikuar që të gjejë emrin e vërtetë shqip të një vendi apo krahine. Psh, Zadrimja dhe Podrimja janë të lehtë : Mbidrini dhe Nëndrini .
Më rastisi të shohë këtë hartë nga nga koha e Austro-Hungarisë dhe ajo që më ra në sy është Bishtriku i Gjakov`s dhe Bishtriku i Hasit e që ne i themi bjeshka e Pashtrikut . Cili është emri shqip i këtij vargmali: Pashtriku apo Bishtriku ?
Fahri Xharra
Gjakovë